Aktualitet

“Është më keq se para tre viteve”, turistja e huaj mbledh mbeturinat në Ksamil: Bashkohuni për të pastruar plazhet

31 Korrik 2019, 12:53 Nga DOSJA
“Është më keq se para tre viteve”, turistja e huaj

KSAMIL– Çdo turistë që ka vizituar Shqipërinë dhe ka shkelur në vendin tonë nga veriu në jug, nuk ka mbetur pa i’ua bërë të ditur shqiptarëve se mbeturinat po e shkatërrojnë turizmin.

Herën e fundit ka qenë një turiste e rikthyer pas tre vitesh në Ksamil për të pushuar disa ditë, por që ka mbetur e zhgënjyer nga gjendja në të cilën ndodhet Ksamili, një ndër vendet më të bukura të Shqipërisë.

Ajo ka mbledhur disa qese me mbeturina dhe tregon se janë të hedhura qëllimisht kudo.

“Është një vend që për të mbetur akoma parajsë mbi tokë, duhet të mbahet pastër nga ju, e mos hidhen kudo mbeturina”- shton turistja drejtuar qytetarëve shqiptarë.

“Sot morëm disa qese plastike nga plazhet e ishullit Ksamil. Pas bukurisë së të gjitha postimeve në Instagram, ka mbeturina dhe mbeturina në grumbuj plehrash që hidhen me qëllim. Nëse duam që këto plazhe të qëndrojnë “parajsat në tokë” – siç thonë reklamat, të gjithë duhet të marrim plehrat tona dhe ndonjëherë edhe të njerëzve të tjerë. U zhgënjeva shumë kur pashë se sa më keq kanë marrë kjo që nga hera e fundit që isha këtu para tre vjetësh. Është e tmerrshme që disa njerëz mendojnë se natyra është mbeturina. Ju inkurajoj të bashkoheni në nisma që plazhet të pastrohen. Përhapeni këtë mesazh për ta bërë Shqipërinë një destinacion turistik më të qëndrueshëm.”- shprehet ajo.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ksamil turistja mbledh mbeturinat ne plazh ksamil turistja mbledh mbeturinat ne plazh

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2019, 11:58

GJERMANI– Një 33-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia gjermane pasi ishte dëbuar një vit më parë.Ai u ndalua nga policia gjermane pasi ishte duk...