Aktualitet

‘GJOBAXHINJTË’/ Kush janë tri të arrestuarit që zhvatën biznesmenin durrsak, jeta e luksit me makina dhe pushime të sh

31 Korrik 2019, 12:07 Nga DOSJA

DURRËS Dosja.al sjell fotot e dy prej të arrestuarve sot në qytetin e Durrësit, pas një operacioni të Policisë së Shtetit. Sot u prangosën Lulzim Zalla, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit, Egi Shullazi., 26 vjeç, banues në Krujë dhe Klodian Estrefi, 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Të tri këta persona akuzohen se i kanë vendosur një gjobë biznesmenit N.L., prej 50 mijë eurosh.

Ata u zbuluan pasi kishin kohë në përgjim. Dy prej tyre u arrestuan në flagrancë, teksa po merrnin këstin e radhës prej 50 mijë eurosh nga biznesmeni durrsak, i cili ishte në shantazh prej disa muajsh.

Por kush janë tri gjobaxhinjtë e Durrësit?

Lulzim Zalla, i konsideruar nga Policia si një person tejet i rrezikshëm, është thuajse “fantazmë”. Asnjë foto apo informacion për të nuk qarkullon për të. Burime nga Policia e Shtetit, i thanë Dosja.al, se Zalla akuzohet edhe për vepra të tjera penale, si dhe dyshohet se ka marrë pjesë në disa ngjarje të bujshme kriminale.

Egi Shullazi, 26-vjeçari që shihni në këtë foto, nga Kruja, duket se ka ditur ta shijojë jetën me paratë që ka fituar nga gjobëvënia. Udhëtime jashtë vendit, dhe makina të veçanta, janë disa nga pasionet e të riut.

 

Më ekonomik është 40-vjeçari Klodian Estrefi. Pushime në Syrin e Kaltër, dhe udhëtime brenda Shqipërisë. Nuk mungojnë pozat me kostume origjinale sportive.

 

Tanimë, ata janë në pranga dhe do të përballen para gjykatës me akuzat për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet egi shullazi gjobevenesit ne durres klodian estrefi lulzim zalla egi shullazi gjobevenesit ne durres klodian estrefi lulzim zalla

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2019, 11:58

GJERMANI– Një 33-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia gjermane pasi ishte dëbuar një vit më parë.Ai u ndalua nga policia gjermane pasi ishte duk...