Aktualitet

Dhalla e derdhur ngjit si gëlqere në asfalt, pamjet shqetësuese për sigurinë ushqimore (VD)

31 Korrik 2019, 12:19 Nga DOSJA
Dhalla e derdhur ngjit si gëlqere në asfalt, pamjet shqetësuese

TIRANË– Kohët e fundit raste nga më shqetësueset janë publikuar lidhur me sigurinë e ushqimeve që konsumohen në vend.

Më i fundit lidhet me kompaninë e bulmeteve “Lufra”, dhalla e të cilës nuk dihet se me çfarë produketesh prodhohet.

Një qytetar i ka dërguar një video JOQ pasi rastësisht ka hasur para punës së tij në një shenjë të çuditshme në asfalt.

Pasi ka hapur kamerat e sigurisë ka parë që aty ishte hedhur dhallë nga një vajzë e vogël, ndërkohë shenjat në asfalt ishin të njëjta me ato të gëlqeres.

Qytetari ka vëzhguar kamerat e sigurisë për 6 ditë rresht dhe shenja e dhallës së ambalazhuar nuk ikën, ndonëse në qytet ka rënë edhe shi.

Pas kësaj qytetari hedh po aty dhallë nga kosi i fshatarëve dhe diferenca është e dukshme. Dhalla nga kosi i fshatarëve e hedhur në asfalt “zhduket” brenda paradites duke mos lënë shenja ndryshe nga ai i kompanisë “Lufra”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kompania lufra siguria ushqimore në vend kompania lufra siguria ushqimore në vend

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2019, 11:58

GJERMANI– Një 33-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia gjermane pasi ishte dëbuar një vit më parë.Ai u ndalua nga policia gjermane pasi ishte duk...