Aktualitet

31 Korrik 2019, 11:58 Nga DOSJA

GJERMANI– Një 33-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia gjermane pasi ishte dëbuar një vit më parë.

Ai u ndalua nga policia gjermane pasi ishte duke ecur me 150 km në orë. Në momentin e ndalimit nga Policia gjermane, 33-vjeçari ndodhej në një makinë të pasiguruar bashkë me vajzën e tij të mitur. 

Sipas mediave gjermane, shqiptarit u ndoq nga Policia pasi nuk iu bind urdhërit për të ndaluar duke rrezikuar kështu edhe jetën e 6-vjeçares.

Pasi i humbi Policisë, 33-vjeçari la makinën bashkë me vajzën brenda dhe ka vrapuar përmes fushave të misrit që ndodheshin krah rrugës, ku në fund edhe është kapur.

Pas arrestimit të tij, policia lajmëroi bashkëshorten që të marrë vajzën 6-vjeçare.

Marrë nga Noz.de

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne gjermani gjermani arrestohet shqiptari ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll