Bota

Fshehur në autoambulancë, kapen 6 emigrantë në kufirin e Vërmicës, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari

Pas kontrollit të ushtruar në ambulancë me targa të Kosovës, u zbulua se në mjet ndodheshin gjashtë emigrantë ilegal( tre shtetas sirian dhe tre nga Bangladeshi).

5 Korrik 2022, 12:07 Nga d.a.
Fshehur në autoambulancë, kapen 6 emigrantë në kufirin e
Emigrantet

KOSOVË- Policia e Kosovës njoftoi sot se rreth orës 05:30 të mëngjesit, patrulla policore nga Stacioni për Mbikëqyrjen e Kufirit Vërmicë, ka ndaluar një autoambulancë.

Pas kontrollit të ushtruar në ambulancë me targa të Kosovës, u zbulua se në mjet ndodheshin gjashtë emigrantë ilegal( tre shtetas sirian dhe tre nga Bangladeshi).

Policia njoftoi se i dyshuari mashkull, shtetas i Kosovës, i moshës 45 vjeçare është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i PTH Prizren.

Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave”, thuhet në njoftim.

policia e kosoves emigrante ne kosove

Sondazh

Poll