Politike

“Njerëz pranë Bashës përfituan”/ Berisha: Të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit

Sali Berisha tha se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet me forcën e ligjit.

4 Korrik 2022, 22:50 Nga k.m.
“Njerëz pranë Bashës përfituan”/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi akuzat e Monika Kryemadhit se zyrtarë pranë Lulzim Bashës kanë përfituar nga inceneratorët. I ftuar në "Çim Peka Live", Berisha tha se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet me forcën e ligjit.

PJESë NGA INTERVISTA:

Çim Peka: Zonja Kryemadhi tha se kanë përfituar nga inceneratorët zyrtarë pranë Bashës…

Sali Berisha: Të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit cilido që ka shkelur ligjin. Një gjë di të sigurt, Abi Malltezi që nga viti 2014 e në vazhdim ka publikuar 298 statuse për këto afera. Ka gjetur rezistencë shumë të veçantë në PD për denoncimin e tyre. Ka ardhur këtu, ka shkuar në televizionet e tjera, por PD ka qenë jashtëzakonisht e mbyllur ndaj denoncimeve. Dhe ky për hir të së vërtetës nuk kishte dokumente që disponon sot LSI. E kishte kapur si mjedisor dhe kishte gjetur që gjithçka ishte bërë me negociata të mbyllura dhe vetëm një ditë ishin firmos 17 dokumente, çka ishin aktakuzë e qartë për qeverinë. Nuk ka disukutim që ata kanë mbyllur shumë gojë, Arben Ahmetaj, Edi Rama. Gugallja, Zoto, Mërtiri janë ushtarët e Engjëll Agaçit, Erion Veliajt, Edi Ramës, Arben Ahmetajt.

Çim Peka: Është fakt që kanë mbyllur edhe gojën e opozitës deri në 25 prillit të vitit të kaluar…

Sali Berisha: Në tërësi absolutisht, e di. Abi e ngrinte këtë problem vazhdimisht tek unë, ankohej, nuk i hapej rruga. Pastaj përgatiti padinë për në SPAK dhe ajo u dërgua.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 4 Korrik 2022, 22:45 k.m.

Berisha: PD do të mbetet pro-amerikane

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se selia blu do të mbetet një forcë politike pro-amerik...