Bota

I quajti afrikanët “majmunë”, profesori amerikan zbulon bisedat telefonike mes Reagan dhe Nixon

31 Korrik 2019, 11:44 Nga DOSJA
I quajti afrikanët “majmunë”, profesori amerikan zbulon

SHBA-Ish presidenti amerikan Ronald Reagan i përshkroi delegatët afrikanë si “majmunë”.

Reagan e ka bërë këtë koment në thirrjen telefonike të vitit 1971 me Presidentin e atëhershëm Richard Nixon.

Reagan, i cili ishte guvernator i Kalifornisë në atë kohë, u zemërua që delegatët afrikanë në OKB votuan kundër SHBA.

Reagan, i cili ishte një përkrahës i Tajvanit, e thirri Presidentin ditën tjetër për t’i shprehur zhgënjimin e tij të dukshëm.

Ai tha: “Për të parë ata majmunë nga ato vende afrikane të mallkuara, ata janë akoma të pakëndshëm në veshjen e këpucëve!”

Regjistrimi u zbulua nga Tim Naftali, një profesor i asociuar i historisë në Universitetin e Nju Jorkut, i cili drejtoi Bibliotekën Presidenciale Nixon nga 2007 deri në 2011.

Ai i publikoi gjetjet e tij në prestigjiozen “The Atlantic” ku shkroi mbi komentet raciste të liderëve të asaj kohe. Kasetat u publikuan nga Arkivi Kombëtar në 2000, ku aso kohe  Reagan ishte akoma gjallë.

Por ai tha që regjistrimet ishin urdhëruar nga gjykata të shqyrtohen.  “Vdekja e Reagan, në 2004, eliminoi shqetësimet e intimitetit,” tha  Naftali.

“Kam kërkuar që bisedat që kanë të bëjnë me Ronald Reagan të rishikohen dhe, dy javë më parë, Arkivi Kombëtar publikoi versionet e plota,” shtoi ai.

Sipas profesorit Naftali, Reagan e ka thirrur  Nixon-in për t’i bërë presion që të tërhiqet nga KB. Por Presidenti më vonë tha se “ankesat e Z. Reagan për afrikanët ishin një ndër arsyet kryesore pse ai e thirri Nixon-in“.

Naftali gjithashtu tha që Presidenti më vonë i tha sekretarit të shtetit se Reagan e kishte përshkruar delegacionin e Tanzanisë si “kanibalë” që nuk kishin as këpucë.

Reagan mbrojti publikisht shtetet e Afrikës së Jugut në vitet 1970, thotë profesori Naftail, dhe se regjistrimi i zbuluar rishtazi hedh dritë mbi këtë qëndrim.

Reagan mbajti postin e Presidentit nga viti 1981 deri në 1989, kohë e cila shënon nga kulmi i Luftës së Ftohtë dhe deri tek fundit të komunizmit Sovjetik. Ai në vitin 2004, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Alzheimerit.

Marrë dhe përshtatur nga BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota nixon reagan tim naftali zbulohen regjistrimet e telefonatave te vitit 1971 nixon reagan tim naftali zbulohen regjistrimet e telefonatave te vitit 1971

Sondazh

Poll