Bota

Një mot ‘apokaliptik’ përfshin Anglinë! Njerëz të plagosur, shtëpi dhe ura të shembura, stuhitë esktreme përmbytin

31 Korrik 2019, 10:59 Nga DOSJA
Një mot ‘apokaliptik’ përfshin Anglinë! Njerëz

BRITANI–  Anglia është përshirë nga stuhi të furishme që kanë shkaktuar dëme material. Ura të rrëzuara shtëpi të shkatërruara dhe ndërprerje e energjisë elektrike janë disa nga pasojat që ka shkaktuar moti i keq.

Përmbytjet massive shkatërruan një pjesë të Anglisë brenda një nate pasi shiu i një muaji ra në vetëm një orë , duke shkatërruar ura, duke shkatërruar shtëpi, duke bllokuar rrugë, duke plagosur njerëz dhe duke lënë disa qytete pa energji elektrike.

Shumë rrugë në të gjithë Yorkshire Dales u bënë të pakalueshme si pasojë e reshjeve të shumta dhe breshërit gjigand që përfshiu zonën duke sjellë në përmbytje massive.

Breshri dhe stuhia e shiut e shiut e cila pa 18,000 goditje rrufeshë brenda një dite shkaktoi kaos për banorët. Një urë u shemb në Grinton dhe pjesë të linjës hekurudhore midis Kirkby Stephen dhe Garsdale mbetën nën ujë.

Zonat e Anglisë qendrore dhe veriore do të përballen me shi të mëtejshëm sot ndërsa një alarm i ngjashëm për stuhitë u vendos në Skoci.

Ka dhjetë paralajmërime për përmbytjet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Burimi: Daily Mail

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota breshër gjigand britani stuhi ekstreme breshër gjigand britani stuhi ekstreme

Sondazh

Poll