Bota

Pse Boris Johnson veshi xhaketën me mbishkrimin “Kryeministri” në Skoci?

31 Korrik 2019, 07:45 Nga DOSJA
Pse Boris Johnson veshi xhaketën me mbishkrimin “Kryeministri”

SKOCI- Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson të hënën e kësaj jave kreu një vizitë në Skoci me Kryeministren Nicola Sturgeon, ndërkohë ka rënë në sy xhaketa e tij blu kundra shiut.

Për shkak të temperaturave dhe reshjeve të shiut, Johnson ka veshur këtë xhaketë blu të errët prej mushamaje, ku mbi të shkruhej: “Prime Minister”.

Por pse ju dha pikërisht kjo veshje Kryeministrit britanik, me mbishkrimin “Kryeministër”? A është kjo një lloj shakaje ndaj tij që nuk ju shënua dhe emri?

Kjo ishte si një dhuratë për Johnsonin, pasi ai duhej të vishte këtë uniformë në momentin kur vizitoi “HMNB Clyde”, një bazë detare në Skoci.

Ky gjest, me veshjen e personalizuar ngjan me atë që ndodh shpesh herë edhe me liderët e botës, ku me krenari veshin uniformën e një institucioni që vizitojnë. Ashtu siç kanë bërë në përgjithësi Presidentët amerikanë kur vizitonin zonat ushatrake.

Por është vënë re edhe një detaj tjetër, që ky mbishkrim ka lënë mënjanë emrin e vetë Kryeministrit, gjë lë të kuptohet se kjo veshje mund të përdoret shumë mirë edhe nga të tjerët, jo të jetë vetëm për Johnsonin, raporton The Guardian.

Ndërkohë gjatë kësaj vizite, Johnson është përpjekur të bisedojë dhe për Brexit, duke kundërshtuar drejtëpërdrejtë deklarat e Kryeministres Skoceze, Nicola Sturgeon.

Marrë dhe përshtatur nga Theguardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson brexit britani nicola sturgeon skoci boris johnson brexit britani nicola sturgeon skoci

Sondazh

Poll