Bota

Vriten 4 nxënës nga tubimet në Sudan, mbyllen pa afat shkollat

31 Korrik 2019, 09:33 Nga DOSJA
Vriten 4 nxënës nga tubimet në Sudan, mbyllen pa afat shkollat

SUDAN-  Në të gjitha shkollat e Sudanit është pezulluar mësimi pa afat si shkak i demonstratave masive pas vrasjes së disa nxënësve në një tubim.

Autoritetet qeverisëse ushtarake kanë dhënë urdhërin për mbylljen e të gjitha shkollave në mbarë vendin.

Studentët protestues u mblodhën në shumë qytete përfshirë edhe kryeqytetin Khartoum pas vrasjeve së të hënës.

Pesë persona vdiqën në Kordofan, ku katër prej tyre nxënës të shkollës.

Urdhër u është dhënë edhe guvernatorëve të të gjitha shteteve që të mbyllin kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme prej ditën e sotme,  deri në njoftimin e mëtejshëm,” njoftoi agjensia zyrtare e lajmeve Suna.

Vrasjet ndodhën si shkak i organizimit të protestave që kishin oraganizuar udhëheqësit, pas bisedime me gjeneralët qeverisës të Sudanit, pasi të dy palët nënshkruan një marrëveshje për ndarjen e pushtetit në fillim të këtij muaji.

Bisedimet thuhet se ishin për shkak të çështjeve që përfshinin kompetencat e organit të përbashkët qeverisës civil-ushtarak, vendosja e forcave të sigurisë si dhe imuniteti për gjeneralët për dhunën e lidhur me protestën.

Marrëveshja e ndarjes së pushtetit, e miratuar në 17 korrik, parashikon një organ të ri drejtues me gjashtë civilë dhe pesë gjeneralë në Sudan.

Marrë dhe përshtatur nga BBC 

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mbyllen pa afat shkollat tubimet ne sudan vriten 4 nxenes mbyllen pa afat shkollat tubimet ne sudan vriten 4 nxenes

Sondazh

Poll