Bota

Ndërron jetë ylli i Disney, Cameron Boyce vdes nga epilepsia

31 Korrik 2019, 10:42 Nga DOSJA

SHBA- Ylli i Disney Cameron Boyce ka ndërruar jetë si shkak i epilepsisë. 20-vjeçari vdiq në gjumë pasi kaloi një goditje të rëndë më 6 korrik të këtij viti në shtëpinë e tij.

Familja e tij ka deklaruar se kjo ka ndodhur si shkak i gjendjes shëndetësore së rëndë që kishte përjetuar prej kohësh.

Cameron Boyce ishte vetëm nëntë vjeç kur u shfaq në filmin horror “Kiefer Sutherland Mirrors.”

Ai më pas vazhdoi të luante një shumë filma të tjerë për fëmijë.

Megjithatë kulmin e suksesit, ylli i Disney e arriti në shfaqjen “Disney Jessie’ ku mbante dhe rolin e Luke Ross.

“Bota tani është padyshim i mungon  një yll, por fryma e tij do të jetojë përmes mirësisë dhe dhembshurisë së të gjithë atyre që e njihnin dhe e donin atë,” tha një zëdhënës për familjen e Cameron pas vdekjes së tij.

Një zëdhënës i Disney Channel e përshkroi atë si njënga interpretuesit më të talentuar.

“Si një i ri, ai ishte ushqyer nga një dëshirë e fortë për të bërë ndryshime në jetën e njerëzve përmes punës së tij humanitare. Ai ishte një interpretues tepër i talentuar, një person jashtëzakonisht i kujdesshëm dhe i zhytur në mendime dhe, mbi të gjitha, ai ishte një djalë, vëlla, nip dhe mik i dashur dhe i përkushtuar.”- shprehen disa kolegë të tij.

Marrë dhe përshtatur BBC

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cameron boyce epilepsia vdes ylli i disney cameron boyce epilepsia vdes ylli i disney

Sondazh

Poll