Bota

Dhjetë kandidatët demokratë për President, përplasen për kujdesin shëndetësor dhe imigracionin

31 Korrik 2019, 08:40 Nga DOSJA
Dhjetë kandidatët demokratë për President, përplasen

SHBA- Një sërë tensionesh kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe këtë herë janë 10 shpresëdhënësit presidencialë demokratë të cilët janë përplasur në një debat televiziv.

Debati mes tyre ishte rreth zgjedhjeve të 2020, ku ata kanë hedhur poshtë ndarjet e thella të partisë për të fituar shkëlqyeshëm në zhgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, kandidatët më liberalë u sulmuan nga kolegët e tyre më të moderuar.

Tre gratë dhe shtatë burrat në skenë në Michigan debatuan për kujdesin shëndetësor, politikën e kufijve dhe si të mposhtin Donald Trump.

Dhjetë demokratët e tjerë, përfshirë Joe Biden dhe Kamala Harris, do të kenë një përballje mes tyre këtë të mërkurë.

Disa kandidatë e nisën debatin duke kritikuar si joreale politikat e zonjës Warren dhe Z. Sanders dhe jo mënyrën më të mirë për partinë për të mposhtur Presidentin Trump.

10 shpresëdhënësit presidencialë demokratë që u përplasën të martën në debativ televiziv ishin:

Senatorja e Masaçusets Elizabeth Warren

Senatori i Vermont Bernie Sanders

South Bend, Indiana, Kryebashkiaku Pete Buttigieg

Ish-Kongresmeni i Teksasit Beto O’Rourke

Senatori i Minesotës, Amy Klobuchar

Kongresmeni i Ohio në Tim Ryan

Ish-Kongresisti i Maryland John Delaney

Guvernatori i Montana Steve Bullock

Ish Guvernatori i Kolorados John Hickenlooper

Autorja Marianne Williamson

Marrë dhe përshtatur nga BBC 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #zgjedhjet presidenciale 2020 perplasje mes hpresëdhënësve presidencialë demokratë shba #zgjedhjet presidenciale 2020 perplasje mes hpresëdhënësve presidencialë demokratë shba

Sondazh

Poll