Bota

Torturoi 400 njerëz, themeluesja e kishës “Grace”, Shin Ok-ju dënohet me 6 vjet burg në Korenë e Jugut

31 Korrik 2019, 09:10 Nga DOSJA
Torturoi 400 njerëz, themeluesja e kishës “Grace”, Shin

KORE E JUGUT- Themeluesja e kishës Grace Road, Shin Ok-ju në Korenë e Jugut është dënuar me gjashtë vjet burg për dhunën dhe skllavërinë ndaj ndjekësve të saj në Fixhi.

Shin Ok-ju, ka bindur 400 njerëz për t’u shpërngulur në Fixhi në vitin 2014, duke pretenduar se ata do të ishin të sigurt ndryshe nga njerëzit e tjerë, ndaj fatkeqësive natyrore në vend.

Ndërkohë ndodhi krejt e kundërta, sepse 400 njerëzve ju morën mjetet e identifikimit, u rrëmbyen dhe u torturuan.

Shin Ok-ju  është arrestuar korrikun e 2018, ndërsa tashmë është marrë vendimi për të, me 6 vjet burg.

‘Unë e humba tërë familjen time për shkak të kishës’ –  tha për BBC njëri nga të mbijetuarit e “Grace Road” .

Të hënën  një nga Gjykatatat e Koresë së Jugut e shpalli Shin-in fajtore për disa akuza penale përfshirë dhunën, abuzimin e fëmijëve dhe mashtrim.

“Viktimat vuanin nga rrahjet kolektive dhe përjetuan jo vetëm tortur afizike, por edhe frikë të fortë dhe tronditje të konsiderueshme mendore. Ndëshkimi i rëndë është i pashmangshëm kundër veprimeve të paligjshme të kryera në emër të fesë.” thanë zyrtarët e Gjykatës së Qarkut Suëon.

Gjithashtu u dënuan edhe pesë zyrtarë të tjerë të kishës “Grace Road”.

Marrë dhe përshtatur nga BBC 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kisha kisha

Sondazh

Poll