Aktualitet

Hetimet për vrasjen e shqiptarit në 2017, godiet MAFIA e Barit, 25 të arrestuar

43 personat ishin nën hetim për shoqërim kriminal me qëllim trafik droge, me rrethanë rënduese të metodës dhe modaliteteve mafioze.

4 Korrik 2022, 17:38 Nga k.m.

Hetimet për vrasjen e shqiptarit në 2017, godiet MAFIA e Barit, 25

ITALI- Policia italiane në rajonin e Puglias ka finalizuar një mega-operacion që ka zgjatur ndër vite, duke vënë sot në pranga një 42-vjeçar, i cili bën pjesë në grupin e 25 të arrestuarve dhe 43 të dyshuarve për disa ngjarje të rënda kriminale. Ndër to përfshihet edhe vrasja e shtetasit shqiptar Edvin Sadiku. Karabinierët i trokitën në derë teksa Cassano Ottavio Di Cillo po përgatitej për dasmën e tij, e cila do të duhet që të festohej sot, por në fakt do ta kalojë natën në qeli, në vend të altarit.

Bashkë me të edhe 23 persona të tjerë (ndërsa masa "arrest shtëpie" u dha vetëm për bashkëpunëtorin e drejtësisë Giuseppe Casadibari), në kuadër të operacionit "Porta Robustina". 43 personat ishin nën hetim për shoqërim kriminal me qëllim trafik droge, me rrethanë rënduese të metodës dhe modaliteteve mafioze.

“Me këtë hetim ne kemi mbyllur rrethin për atë që ka ndodhur ndër vite në Bitonto dhe në disa komuna fqinje,”- tha koordinatori i DDA (Drejtoria Antimafia e Qarkut), Francesco Giannella, sepse burrat e klanit Cipriano përfunduan pas hekurave. Ata akuzoheshin për ngjarjet kriminale të ndodhura mes viteve 2017 dhe 2018, pasi ishin përfshirë në një përplasje me grupin Conte, në të cilën e moshuara Anna Rosa Tarantino u vra gabimisht. Vite më vonë është mbyllur një tjetër kapitull, pikërisht ajo pjesë e hetimeve që kishin nisur pas vrasjes së shqiptarit Edvin Sadiku, e ndodhur në Bitetto më 4 shkurt 2017.

Karabinierët u koordinuan nga prokurorët Ettore Cardinali dhe Marco D'Agostino, të cilët dëgjuan gjithashtu bashkëpunëtorë të shumtë të drejtësisë (i fundit prej të cilëve Gaetano Palmieri), të cilët gjyqtari hetues Marco Galesi i konsideroi të besueshëm dhe të dobishëm gjithashtu për të demonstruar se, përkundër fakteve të kontestuara që i referohen viteve 2017 dhe 2018, grupi kriminal ishte ende funksional. Në krye ishte 35-vjeçari Francesco Colasuonno, i cili menaxhonte një ushtri djemsh të përdorur si tregtarë me pakicë të hashashit, kokainës dhe heroinës në sheshet e Bitonto, Palo, Grumo, Bitritto.

Përveç episodeve të shpërndarjes së drogës, u dokumentuan edhe vepra penale si: zhvatje, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të detyrimeve të veçanta të vëzhgimit. Kanali i furnizimit me kokainë dhe heroinë në Bitonto dhe Palo del Colle do të ishte pikërisht ai Di Cillo, i cili sot duhet të martohej./ Marrë nga LaRepubblica

edvin sadiku itali operacioni porta robustina

Sondazh

Poll