Aktualitet

Ishte duke prerë dru, humb jetën 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, i identifikuar me inicialet F. Ç., ishte banues në fshatin Golem të Shkodrës.

4 Korrik 2022, 17:06 Nga k.m.

 

Ishte duke prerë dru, humb jetën 48-vjeçari në
Foto ilustruese

SHKODËR- Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në fshatin Shosh të Shkodrës, pasi teksa po priste dru në mal, u godit nga një trung peme, e për pasojë ndërroi jetë. 48-vjeçari, i identifikuar me inicialet F. Ç., ishte banues në fshatin Golem të Shkodrës. Për vdekjen e tij kanë nisur hetimet, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

shkoder

Sondazh

Poll