Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi

4 Korrik 2022, 15:13 Nga e.k
Aksident i rëndë në Lushnje, motori del nga rruga, humb
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Zhym të Lushnjës ku ka mbetur i vdekur një 67-vjeçar me inicialet TH.Ç pasi motori i tij doli nga rruga.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia bën me dije se sot rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, “shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

lushnje aksident ne lushnje

Sondazh

Poll