Aktualitet

“Krevat dopio në zyrën e Ficos”/ QSUT: Po investojmë për spitalin e ri, do i përdorim për pacientët

QSUT e ka mohuar se tenderi për mobilimin është bërë për zyrën e drejtoreshës, ndërsa shtojnë se e ka lidhje me spitalin e ri për sëmundjet e brendshme.

4 Korrik 2022, 15:56 Nga k.m.
“Krevat dopio në zyrën e Ficos”/ QSUT: Po investojmë
Albana Fico dhe Sali Berisha

TIRANË- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” lidhur me tenderin për mobilimin e zyrave dhe akuzave të bëra për drejtoreshen Albana Fico. Në një reagim zyrtar, QSUT e ka mohuar se tenderi për mobilimin është bërë për zyrën e drejtoreshës, ndërsa shtojnë se e ka lidhje me spitalin e ri për sëmundjet e brendshme. Ndërsa shtojnë se e gjithë "zhurma" bëhet me qëllim për të hedhur baltë mbi institucionin. 

"Nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjen e zyrave të administratës së QSUT. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore me standarde europiane, për të cilat QSUT ka realizuar procedurat e para. Të gjitha pajisjet, përfshirë edhe shtretërit për dhomat e pacientëve, mobilimin spitalor dhe pajisjet që nevojitet për të bërë një spital funksional, janë realizuar në përmbushje të kërkesave të shërbimeve universitare të Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT dhe janë konform standardeve të përcaktuara. QSUT rithekson se, nuk ka asnjë procedurë për mobilimin e zyrave të QSUT. Çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e stafit të QSUT, nuk do të stepë e demotivojë punën e një ekipi që punon çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm në shërbim të qytetarëve,"-shkruhet në reagimin zytar. 

Disa ditë më parë, Dosja.al shkoi për një tender të fundit të zhvilluar nëpërmjet Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, ku QSUT shihet se ka kërkuar orendi dhe sende nga më modernet, duke vendosur fond limit 1.47 miliardë lekësh të reja. Në listë, si sende që u duhen me shumë emergjencë, sigurisht që për dhomat e drejtorëve (se pacientët të presin akoma) janë përfshirë kasafortat, televizorët apo shtretërit tek dhe dysh. Për tenderin, në Kuvend foli edhe kryedemokrati Sali Berisha, por përgjigja nga QSUT u dha disa ditë më pas.

“Krevat dopio në zyrën e Ficos”/ QSUT: Po investojmë

Megjithatë është i dyshimtë fakti përse duhet një krevat dopio, e me kërkesa specifike për pacientët. Po ashtu, në tender theksohej se procedura kishte si objekt blerjen e orendive dhe sendeve dhe mobilimin e zyrave të QSUT, garë që e fitoi kompania RO-AL e biznesmenit Robert Kaso, me 750 mln lekë, nga 1.2 Miliard Lekë që kishte si fond limit. 

albana fico

Sondazh

Poll