Aktualitet

Droni i Policisë kap “mat” shkelësit e qarkullimit, ja sa do gjobiten

Në videon e publikuar nga Poilicia shihet qartë sesi drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim dhe harrojnë që përparësia i jepet mjetit që lëviz në të.

4 Korrik 2022, 17:28 Nga e.k
Droni i Policisë kap “mat” shkelësit e qarkullimit, ja sa
Pamje nga konstatimi i shkelësve

TIRANË- Droni i Policisë së Shtetit dhe këtë herë ka kapur “mat” shoferët e papërgjegjshëm që nuk nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në videon e publikuar nga Poilicia shihet qartë sesi drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim dhe harrojnë që përparësia i jepet mjetit që lëviz në të. Me ligjin e ndryshuar tashmë shoferët gjobiten me gjobë që variuon nga 5000 lekë deri në 8000 lekë të reja.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në këto pamje “????Droni edukues????” konstaton se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim. Kujdes! Në rrethrrotullim, përparësi i jepet mjetit që lëviz në të! Në çdo rast, 50 m përpara ndryshimit të trajektores apo të  korsisë, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë sinjalin përkatës. Shkelja e këtij detyrimi, për herë të parë, ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë të rinj, sipas nenit 143 të Kodit Rrugor. Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë u bën thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë Kodin Rrugor. Udhëto i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor! 

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll