Aktualitet

ME VIDEO- Tentoi të vriste vëllanë për plazhin në Radhimë, momenti i arrestimit të autorit

Edison Kondi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, Beniamin Kondit.

4 Korrik 2022, 14:32 Nga A.B
ME VIDEO- Tentoi të vriste vëllanë për plazhin në
Policia

VLORË- Ky është momenti kur arrestohet Edison Kondi, 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, Beniamin Kondi, 45 vjeç, ku nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ka ndarë me video momentin e arrestimit të autorit, i cili u gjet brenda një banese në zonën e Lungomares.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Qëlloi me armë zjarri dyshohet në drejtim të vëllait të tij, në Radhimë, Policia kap në kohë rekord autorin e dyshuar. Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, shtetasit B. K., 45 vjeç, ku nuk ka patur persona të lënduar. Shtetasi E. K, u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

edison kondi beniamin kondi perplasje mes vellezerve ne radhime

Sondazh

Poll