Aktualitet

Kishte mbushur kamionin plot me bangladeshas dhe u kishte marrë nga 200 euro secilit, arrestohet shqiptari në Greqi

4 Korrik 2022, 14:20 Nga e.k
Kishte mbushur kamionin plot me bangladeshas dhe u kishte marrë nga 200
Kamioni i përdorur nga shqiptari

GREQI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi u kap duke transportuar në kamionin e tij 36 emigrantë nga Bangladeshi kundrejt fitimit në rajonin e prefekturës së Thesprotit.

Sipas mediave greke policia pasi ka lokalizuar kamionin është vënë në ndjekje të tij por shqiptari sapo e kuptuar i ka dhënë më shumë shpejtësi mjetit për tu larguar dhe më pas ka zbritur nga kamioni për të vrapuar në këmbë por pa rezultat pasi është arrestuar më pas ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Pas kontrollit të kamionit brenda tij u gjeten dhe 36 emeigrantë me origjinë nga Bangladeshi të cilët i kishin paguar shqiptarit nga 200 euro secili për të kaluar kufirin.

Kamioni është sekuestruar nga policia greke ndërkohë shqiptari është dërguar për gjykim në Prokurorinë Penale të Thesprotit.

greqi arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll