Aktualitet

Qëlloi me armë drejt vëllait në Radhimë, arrestohet autori në një banesë në Lungomare

Autori është arrestuar pak minuta më vonë nga Policia në një banesë në zonën e Lungomares.

4 Korrik 2022, 14:09 Nga A.B
Qëlloi me armë drejt vëllait në Radhimë, arrestohet
Policia Vlore

VLORË- Policia ka arrestuar Eduart Kondin, autorin i cili qëlloi me armë zjarri ditën e sotme vëllain e tij, Beniamin Kondin. Autori është arrestuar pak minuta më vonë nga Policia në një banesë në zonën e Lungomares.

Eduarti qëlloi me armë zjarri, 5- 6 herë në drejtim të vëllait të tij, Beniamin Kondi, në parkingun e zonës së plazhit që ata administrojnë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Autori i ngjarjes është kthyer dje nga Anglia. Ai me vëllain e tij kanë pasur një tjetër debat ditën e djeshme për zonën e administrimit të plazhit. Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë pushuesit janë larguar të frikësuar nga plazhi.

perplasje mes vellezerve ne radhime eduart kondi beniamin kondi

Sondazh

Poll