Aktualitet

Ishte nën efektin e alkoolit, 70-vjeçari bie nga kati i 2-të i pallatit në Durrës, humb jetën

I moshuari i cili dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit, ka rënë nga kati i dytë i pallatit duke gjetur vdekjen

4 Korrik 2022, 13:36 Nga A.B
Ishte nën efektin e alkoolit, 70-vjeçari bie nga kati i 2-të i
Ambulance

DURRËS- Një 70-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, i moshuari i cili dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit, ka rënë nga kati i dytë i pallatit duke gjetur vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes'

NJOFTIMI I POLICISË:

'Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 17 Durrës, dyshohet se nën efektin e alkoolit, ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi M. D., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes'

humb jeten 70-vjecari ne durres durres

Sondazh

Poll