Bota

I nxehti afrikan u merr jetën 11 njerëzve në Japoni, 5.600 të tjerë janë dërguar në spitale

30 Korrik 2019, 16:02 Nga DOSJA
I nxehti afrikan u merr jetën 11 njerëzve në Japoni, 5.600

JAPONI- Temperaturat e larta po rrezikojnë edhe jetën e njerëzve, të paktën 11 të vdekur kanë mbetur këtë javë në Japoni, ndërsa 5.600 të tjerë janë dërguar në spitale.

Me përfundimin e sezonit me shi në shumicën e zonave, temperaturat ditët e fundit janë rritur ndjeshëm, ka deklaruar qeveria vendase këtë të martë.

Numri i personave të dërguar në spitale gati u trefishua nga 1.948 në javën e kaluar. Njerëzit nga mosha 65 vjeç e sipër përbëjnë 52.6 përqind të totalit të javës së kaluar, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive.

Nga 5,664 persona, 119 shfaqën simptoma të rënda që normalisht kërkojnë të paktën tre javë trajtim në spital, ndërsa 1.792 kaluan raste më të lehta, prandaj kanë kërkuar mos qëndrojnë shuëm gjatë në spital.

11 vdekjet u raportuan në 11 prefektura të ndryshme të Japonisë.

Autoritet vendase kanë deklaruar se do të hetojnë shkaqet dhe do të marrin masa parandaluese, përfshirë anulimin e të gjitha ngjarjeve të kësaj vere.

Ndërsa është raportuar se temperaturat do të vazhdojnë të qëndrojnë mbi mesataren në Japoni javën e ardhshme. Agjensia u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të hidratuar, të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të reduktojnë daljet në diell.

Marrë dhe përshtatur nga japantimes 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota i nxehti afrikan vdesin 11 njerez ne japoni i nxehti afrikan vdesin 11 njerez ne japoni

Sondazh

Poll