Bota

Thyen dritaret në shtëpinë e ish të dashurës, 23-vjeçarit britanik i jepet dënimi më i shkurtër me burg, 50 MINUTA

30 Korrik 2019, 19:51 Nga DOSJA
Thyen dritaret në shtëpinë e ish të dashurës,

BRITANI E MADHE- Është e çuditshme në fakt sesi mund të dalësh kaq shpejt nga burgu, vetëm pasi ke kërkuar falje disa herë në një letër.

Kjo ishte strategjia e 23-vjecarit britanik i cili pasi kishte thyer xhamat e dritareve në shtëpinë e ish të dashurës së tij, arrin të dënohet me kohën më të shkutër që është parë ndonjëherë në Britani, 50 minuta burg.

Jenkins u shpall fajtor për dëmtimin e pronës së ish të dashurës së tij. Në qeli, atij i dhanë një stilolaps dhe letër dhe shkroi dy letra, të cilat gjykatësi Lambert i lexoi gjatë gjykimit të tij.

I riu britanik në letër i dretohej ish të dashurës së tij kështu: “Më vjen keq që theva dritaret e tua. Ishte një vendim prej budallai,  nuk kam menduar drejt. Shpresoj se mund të më falësh.”

Ndërkohë letra e dytë ishte për oficerët të cilëve ju tha se mund të kryente 80 orë punë të papaguara vetëm që të rehabilitohej në mënyrë që të mos merrte më drogë, sikurse kishte bërë më parë.

Nga këto dy letra që gjykatësit nuk i kishin rastisur t’i shihte tek të dënuarit e tjerë, e bëri atë të merrte vendimin për ta liruar nga burgu në vetëm 50 minuta.

Marrë dhe përshtatur  nga Dailymail

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 50 minuta burg britani demtoi shtepine e ish te dashures shane jenkins 50 minuta burg britani demtoi shtepine e ish te dashures shane jenkins

Sondazh

Poll