Bota

VIDEO/ Boris Johnson nuk pritet mirë në takimin me Nicola Sturgeon në Skoci

30 Korrik 2019, 16:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Boris Johnson nuk pritet mirë në takimin me Nicola Sturgeon

SKOCI- Kryeminsitri i ri britanik, Boris Johnson ka zhvilluar takimin e parë  ditën e djeshme në Skoci me Ministren Nicola Sturgeon në Edinburgh. Por Johnsosn  nuk është mirëpritur ashtu siç i takon një udhëheqsi, pasi shumë protestues janë mbledhur para rezidencës zyrtare të Ministres, ku u mbajt dhe takimi, dhe kanë thirrur me fjalë kundër Kryeministrit Britanik.

Me konfirmimin në detyrë, Johnson ka premtuar edhe fonde shtesë për Skocinë, rreth 300 milion paund. Sikundër veproi edhe me disa shtete të tjera si,  Irlanda Veriore, Uellsi.

Ndërsa në takimin me Johnsonin, Nicola Sturgeon  ka theksuar se pavarësisht drejtimit të mirë që po i bën kryeministri i ri Britanisë, një Brexit pa marrëveshje është katastrofike jo vetëm për Skocinë por më shumë për Anglinë.

Mes kaosit të kësaj periudhe, qeveria dhe rruga që po bën ajo, për mua janë të rrezikshme. Duket qartë se Kryeministër i ri po e drejton Mbretërinë e Madhe drejt një Brexit-i pa marrëveshje. Nuk mund ta besoj se mund të dalim nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje. Kjo do të ishte katastrofike për Skocinë dhe mbi të gjitha për tërë Mbretërinë e Bashkuar” – u shpreh Nicola Sturgeon

Në një kohë që afati kohor për Brexit-in po mbaron kryeministri britanik ka deklaruar: “Nuk do të bashkëveprojë me Bashkimin Evropian derisa ky i fundit të bëj një hap pas duke rinegociuar një marrëveshje të re, në të kundërt, me apo pa marrëveshje, më 31 tetor ne do të shkëputemi.”- u shpreh Johnson.

Marrë dhe përshtatur nga edinburghlive

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris jonhson skoci takimi jo i mirepritur ne skoci boris jonhson skoci takimi jo i mirepritur ne skoci

Sondazh

Poll