Aktualitet

Dëshmitari i ‘Far West’-it në Athinë: U gjenda ballë për ballë me vrasësin shqiptar, ngriva

Ai tregon se ka zbritur dhe më pas është gjendur përballë shqiptarit.

3 Korrik 2022, 23:00 Nga F.M
Dëshmitari i ‘Far West’-it në Athinë: U gjenda
Far West-i, Greqi

ATHINË- Një tjetër dëshmitar tregon që ka parë me sytë e tij momentin e përplasjes mes dy grupeve shqiptare. Në një rrëfim për mediat, ai shprehet se po qëndronte në ballkon në momentin që ka parë se një person me armë ishte afruar pranë një mjeti dhe kishte qëlluar. Ai tregon se ka zbritur dhe më pas është gjendur përballë shqiptarit.

“Isha ulur ne ballkonin e shtëpisë papritmas dëgjova te krismat them diçka po ndodh dhe zbrita nga shtëpia… Dola balle për balle me vrasësin ai mbante ne dore një pistolete te kalibrit 45, ngriva në çast. Doli në bulevardin qëndror ndaloi  një makinë te zezë me kërcenimin e armës ,morri makinën dhe u largua,”- tha një dëshmitar okular.

Çfarë ndodhi mbrëmë?

Një takim mes dy bandave shqiptare përgjaku rrugët e Athinës. Adil Tefa (Andoni Tefi), Jani T, Gëzim A. (Armando Lamaj), janë tre shqiptarët që mbetën të vrarë si pasojë e përplasjes me armë. Ngjarja ka nisur fillimisht në rrugën “Krotidou” ne lagjen “Kato Patisia” ku personat e ndodhur në një automjet “Mercedes- Benz” kanë hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motorri, duke e vrarë këtë të fundit. Pas motorit ndodhej një automjet tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin dy persona. Një prej tyre, babai i të riut që ndodhej në motor ka hapur zjarr ndaj makinës “Mercedes-Benz” duke lënë të vdekur atentatorin e djalit. Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri (Jani T) dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur është goditur nga mjeti “Mercedes Benz”. Shofere në të ishte ish-e dashura e tij.

Ndërsa Adil Tefa, pasagjer në automjetin tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga mjeti dhe me kërcenimin e një arme ka ndaluar një mjet në rrugë duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku tentoi të grabisë një karburant dhe një market. Ai ka dalë në rrugë dhe është ndaluar nga një patrulle policie për kontroll, por i ka kundërshtuar. Tefa që qëlluar dy efektiët me armë dhe i ka lënë të plagosur. Policët janë kundërpërgjigjur dhe kanë vrarë shqiptarin. Në pranga për ngjarjes është një tjetër shqiptar dhe drejtuesja e “Mercedes Benz”, që rezulton të jetë dënuar për prostitucion. Efektivët janë në spital.

far west mes shqiptareve ne greqi vriten tre shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll