Aktualitet

Dëshmitari i ‘luftës’ në Greqi: Tefi ishte tërbuar, vrasës gjakftohtë, gjuante pa pushim

Një dëshmitar ka treguar detaje për Ertnews.gr masakrën e ndodhur në qendër të Athinës.

3 Korrik 2022, 22:52 Nga F.M
Dëshmitari i ‘luftës’ në Greqi: Tefi ishte
Far West-i, Greqi

GREQI- Dëshmitarë të shumtë kanë përshkruar tmerrin që kanë parë nga përplasja mes dy grupeve shqiptare në Greqi. Një dëshmitar ka treguar detaje për Ertnews.gr masakrën e ndodhur në qendër të Athinës.

“Ai ishte i tërbuar, gjuante pa pushim dhe në të gjitha drejtimet,”- thotë ai për agresorin, Andon Tefi alias Adil Tefa. Sipas tij, teksa autori ndodhej në një makinë, ndërkohë që në skenë u shfaqën dy automjete të tjera dhe një motor. Njëri prej tyre iu afrua dritares së 48-vjeçarit (Andon Tefi alias Adil Tefa) dhe e goditi me grusht.

Dëshmitari okular flet për Tefin dhe e përshkruan si një vrasës gjakftohtë.

“Derisa ka hipur në makinën tjetër ka vazhduar të gjuajë në të gjitha drejtimet, pa llogaritur asgjë,”- thotë ai.

Çfarë ndodhi mbrëmë?

Një takim mes dy bandave shqiptare përgjaku rrugët e Athinës. Adil Tefa, Jani T, Gëzim A., janë tre shqiptarët që mbetën të vrarë si pasojë e përplasjes me armë. Ngjarja ka nisur fillimisht në rrugën “Krotidou” ne lagjen “Kato Patisia” ku personat e ndodhur në një automjet “Mercedes- Benz” kanë hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motorri, duke e vrarë këtë të fundit. Pas motorit ndodhej një automjet tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin dy persona. Një prej tyre, babai i të riut që ndodhej në motor ka hapur zjarr ndaj makinës “Mercedes-Benz” duke lënë të vdekur atentatorin e djalit. Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri (Jani T) dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur është goditur nga mjeti “Mercedes Benz”. Shofere në të ishte ish-e dashura e tij.

Ndërsa Adil Tefa, pasagjer në automjetin tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga mjeti dhe me kërcenimin e një arme ka ndaluar një mjet në rrugë duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku tentoi të grabisë një karburant dhe një market. Ai ka dalë në rrugë dhe është ndaluar nga një patrulle policie për kontroll, por i ka kundërshtuar. Tefa që qëlluar dy efektiët me armë dhe i ka lënë të plagosur. Policët janë kundërpërgjigjur dhe kanë vrarë shqiptarin. Në pranga për ngjarjes është një tjetër shqiptar dhe drejtuesja e “Mercedes Benz”, që rezulton të jetë dënuar për prostitucion. Efektivët janë në spital.

far west mes shqiptareve ne greqi vriten tre shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll