Aktualitet

SKEDA/ U vra në ‘Far West’, Lamaj i arrestuar 6 herë në Greqi, së fundmi u prangos me Tefin që vrau policia

Këtë vit, ai është arrestuar së bashku me Andon Tefin (Adil Tefa), i cili u vra nga policia. Të dy u akuzuan për trafik kokaine, por mbetet e paqartë mënyra se si kanë dalë nga burgu.

3 Korrik 2022, 22:42 Nga F.M
SKEDA/ U vra në ‘Far West’, Lamaj i arrestuar 6 herë
Armando Lamaj

GREQI- Armando Lamaj, 46-vjeçari i cili mbeti i vrarë në Greqi është një person i njohur për drejtësinë në shtetin fqinj. Ai ishte arrestuar 6 herë që prej vitit 2012 për vepra të ndryshme penale. Në 2012-ën, 46-vjeçari është prangosr për pastrim parash. Në vitin 2015, ai është proceduar penalisht për tentativë vjedhje.

Vetëm një vit më vonë, Lamaj u arrestua sërish pasi dyshohej se ishte pjesë e një grupi kriminal. Më pas është kapur me armë zjarri. Këtë vit, ai është arrestuar së bashku me Andon Tefin (Adil Tefa), i cili u vra nga policia. Të dy u akuzuan për trafik kokaine, por mbetet e paqartë mënyra se si kanë dalë nga burgu.

Çfarë ndodhi mbrëmë?

Një takim mes dy bandave shqiptare përgjaku rrugët e Athinës. Adil Tefa, Jani T, Gëzim A., janë tre shqiptarët që mbetën të vrarë si pasojë e përplasjes me armë. Ngjarja ka nisur fillimisht në rrugën “Krotidou” ne lagjen “Kato Patisia” ku personat e ndodhur në një automjet “Mercedes- Benz” kanë hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motorri, duke e vrarë këtë të fundit. Pas motorit ndodhej një automjet tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin dy persona. Një prej tyre, babai i të riut që ndodhej në motor ka hapur zjarr ndaj makinës “Mercedes-Benz” duke lënë të vdekur atentatorin e djalit. Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri (Jani T) dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur është goditur nga mjeti “Mercedes Benz”. Shofere në të ishte ish-e dashura e tij.

Ndërsa Adil Tefa, pasagjer në automjetin tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga mjeti dhe me kërcenimin e një arme ka ndaluar një mjet në rrugë duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku tentoi të grabisë një karburant dhe një market. Ai ka dalë në rrugë dhe është ndaluar nga një patrulle policie për kontroll, por i ka kundërshtuar. Tefa që qëlluar dy efektiët me armë dhe i ka lënë të plagosur. Policët janë kundërpërgjigjur dhe kanë vrarë shqiptarin. Në pranga për ngjarjes është një tjetër shqiptar dhe drejtuesja e “Mercedes Benz”, që rezulton të jetë dënuar për prostitucion. Efektivët janë në spital.

far west mes shqiptareve ne greqi vriten tre shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll