Aktualitet

Shqiptari aksidentohet për vdekje në Itali, ‘fluturoi’ e u rrotullua dy herë në ajër me motor

Shqiptari ka qenë duke udhëtuar me një motor sportive “Yamaha” kur i është prerë rruga nga një fuoristradë.

3 Korrik 2022, 22:37 Nga F.M
Shqiptari aksidentohet për vdekje në Itali, ‘fluturoi’ e u
Aksidenti në Itali

ITALI- Një 37-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbrëmje. Shqiptari ka qenë duke udhëtuar me një motor sportive “Yamaha” kur i është prerë rruga nga një fuoristradë.

Përplasja ka qenë shumë e fortë saqë motori ka fluuruar në ajër dhe është rrotulluar dy herë. Më pas ka rënë sërish në tokë e shqiptari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Shqiptar ishte me banim në Varese por të dhënat personale nuk janë bërë të ditura.

aksidentohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll