Aktualitet

Digjen 6 hektarë me bar në Dropull, shkrumbohet autokombajna

Shkak për këtë zjarr dyshohet të jetë bërë një shkëndijë që ka lëshuar një autokombajnë që po korrte barin.

3 Korrik 2022, 22:14 Nga F.M
Digjen 6 hektarë me bar në Dropull, shkrumbohet autokombajna
Zjarr në Dropull

DROPULL- Një sipërfaqe prej 6 hektarësh me bar të thatë është djegur në një parcelë tokë buke, në afërsi të fshatit Jorgucat, në Dropull. Shkak për këtë zjarr dyshohet të jetë bërë një shkëndijë që ka lëshuar një autokombajnë që po korrte barin. Për pasojë, mjeti është shkrumbuar tërësisht bashkë me 6 hektarë me bimë.

Forcat e MNZSH në Dropull kanë shkuar në vendngjarje duke eleminuar rrezikun e lartë pasi flakët po i afroheshin një bombole të madhe më gaz që ndodhet në afërsi të një punishteje. Demë në njerëz nuk raportohen, por ato materialet janë të shumta.

dropull zjarr ne dropull

Sondazh

Poll