Aktualitet

Lufta për tregun e ilaçeve dhe gjobë babait biznesmen, dy pista ku po hetohet për tritolin ndaj drejtoreshës Kuka

Kryesisht bëhet fjalë për medikamente që rimbursohen financiarisht nga qeveria, dhe e gjithë procedura e subvencionimit ndiqet nga e njëjta drejtori.

3 Korrik 2022, 22:26 Nga F.M
Lufta për tregun e ilaçeve dhe gjobë babait biznesmen, dy pista
Suida Kuka

SHKODËR- Lufta për të kapur tregun e medikamenteve e pajisjeve farmaceutike mund të jetë bërë shkak për vendosjen e tritolit në mjeti luksoz “Range Rover”, në pronësi të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka. Kjo është pista e parë ku është përqëndruar grupi hetimor, duke qenë se drejtoria në të cilën kryeson Kuka, ka akses kontrollin e tregut të ilaçeve e në farmacitë që operojnë në zonën veriore të Shqipërisë. Kryesisht bëhet fjalë për medikamente që rimbursohen financiarisht nga qeveria, dhe e gjithë procedura e subvencionimit ndiqet nga e njëjta drejtori.

Pista e dytë është një gjobë e mundshme ndaj babait të Kukës, biznesmenit Agim Kuka. Ai zotëron kompaninë e elektroshtëpiakeve “Arjoni” dhe nuk përjashtohet mundësia që ‘gjoba’ të vijë nga grupet kriminale që veprojnë në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 28 qershorit. Pas vendosjes së tritolit, një numër të huaj i shkroi drejtoreshës dhe i kërkoi të largohet.

“…largohu dhe mos qëndro asnjë sekondë në atë zyrë, duhet të na qëndrosh larg… të ikësh edhe prej Shkodrës…”- thuhej në SMS.

Më pas Kuk aka lajmëruar familjen dhe policinë me ardhjen e forcave xheniere është bërë e mundur shpërthimi i lëndës plasëse në mënyrë të kontrolluar.  Tritoli ishte vendosur në gomën e parë të mjetit të Kukës. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të maskuar që po udhëtonte me motor. Ai është afruar tek mjeti luksoz i drejtoreshës dhe ka vendosur pakon me tritol. Më pas është larguar. Ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me ngjarjen në fjalë. Kuka është emëruar drejtoreshë në këtë institucion në maj të këtij viti, duke zëvendësuar Astrit Becin. Më herët, ajo ka qenë për më shumë se një vit drejtore e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor.

deshton atentati ndaj drejtoreshes ne shkoder suida kuka

Sondazh

Poll