Aktualitet

Në radhë prej orësh, qytetarët revoltohen dhe thyejnë xhamat e Urgjencës në spitalin e Durrësit

Mësohet se sot në spitalin e Durrësit ka pasur fluks pacientësh me simptoma helmimi e viroza stinore, por në pavionin e Urgjencës ndodhej vetëm një mjek.

3 Korrik 2022, 19:44 Nga F.M
Në radhë prej orësh, qytetarët revoltohen dhe thyejnë
Spitali i Durrësit

DURRËS- Radha e gjatë dhe mungesa e bluzave të bardha ka sjellë irritimin e shumë qytetarëve në Durrës të cilët kanë nisur të gjuajnë me gurë në drejtim të xhamave të dritareve tek pjesa e Urgjencës. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë.

Mësohet se sot në spitalin e Durrësit ka pasur fluks pacientësh me simptoma helmimi e viroza stinore, por në pavionin e Urgjencës ndodhej vetëm një mjek. Dhjetëra pacientë presin prej orësh në korridor dhe janë revoltuar. Policia e Durrësit ka shkuar në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet nëse ka të shoqëruar për ngjarjen në fjalë. 

spitali i durresit

Sondazh

Poll