Sport

Arrestohet në Rusi, refuzoi të kryente shërbimin ushtarak në kohën e luftës ndaj Ukrainës

Portieri i hokejit në akull, nën kontratë me Philadelphia Flyers (NHL) dhe medalist olimpik, aktualisht është i ndaluar në vendin e tij. Ai dyshohet se ka dashur t'i shpëtojë detyrimeve të tij ushtarake, ndërkohë që avokati i tij i kundërshton akuzat

3 Korrik 2022, 13:35 Nga DOSJA

Arrestohet në Rusi, refuzoi të kryente shërbimin ushtarak në

RUSI - Ivan Fedotov (25 vjeç), një nga portierët e skuadrës ruse në Lojërat e fundit Olimpike Dimërore (në Pekin), aktualisht është i burgosur në vendin e tij. Ai akuzohet se ka refuzuar të kryejë shërbimin e tij ushtarak, kur Rusia pushtoi Ukrainën. Por avokati i tij i kundërshtoi këto akuza.

Në Lojërat Olimpike të Pekinit, Fedotov fitoi një medalje argjendi, ndërsa ekipi i kombëtar i Rusisë humbi në finale kundër Finlandës. Ai këtë sezon luante për CSKA-në e Moskës, me të cilën fitoi kampionatin rus (KHL). Majin e kaluar, Ivan Fedotov nënshkroi një kontratë me Philadelphia Flyers, një nga ekskluzivitetet e NHL.

Sipas avokatit të tij, ai u transferua në një spital ushtarak. "Nëse e kuptoj mirë, për shkak të stresit, ai kishte gastrit,- i tha ai një agjencie ruse të lajmeve. - Ivan ndihet keq. Ai thotë se nuk ka asistencë të plotë mjekësore”. 

Arrestohet në Rusi, refuzoi të kryente shërbimin ushtarak në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll