Sport

Frikë dhe panik, tmerrohet familja e Felipe Melos: hajdutë të armatosur i grabisin Mercedesin dhe i marrin sendet personale

Mesfushori i Fluminense po udhëtonte me makinë me gruan dhe fëmijët, kriminelët, përsos makinës, i morën edhe sende të ndryshme personale.

3 Korrik 2022, 13:10 Nga DOSJA
Frikë dhe panik, tmerrohet familja e Felipe Melos: hajdutë të

BRAZIL - Momente të një tmerri të vërtetë për Felipe Melo dhe familjen e tij. Mesfushori i Fluminense u ndalua dhe u sulmua nga disa hajdutë të armatosur, teksa largohej nga Rio de Zhaneiro pas fitores 4-0 në ‘Maracanã’ kundër Corinthians.

Grabitësit i bllokuan Mercedesin ish-lojtarit të Fiorentinës, Juventusit dhe Interit, në Avenida Brasil, ku pasi kanë zbritur gruan, dy fëmijët e tij dhe një shok që udhëtonte me ta, kanë marrë makinën dhe sendet e ndryshme personale me vlerë dhe janë zhdukur.

Fatmirësisht, të gjithë protagonistët e historisë së keqe janë mirë, janë tronditur, por kanë mundur të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi, falë edhe ndërhyrjes së një çifti që kishin qenë dëshmitarë të historisë, siç raportohet nga ndjekësit e Felipe Melos nëpër mediat vendase. 

Edhe disa muaj më pare, Felipe Melo kishte pësuar një grabitje në një nga shtëpitë e tij në Brazil, ku i ishin vjedhur bizhuteritë dhe para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll