Sport

Skifterët mbrojtësit e ‘Parc des Princes’, zbulohet sekreti i fushës së PSG-së…

“Ditën e parë bëjmë tridhjetë deri në dyzet sulme, disa zogj janë trajnuar posaçërisht për të ndërhyrë në stadiume dhe trembur pëllumbat”

3 Korrik 2022, 10:34 Nga DOSJA

Skifterët mbrojtësit e ‘Parc des Princes’, zbulohet

FRANCE - E konsideruar si fusha më e bukur në Ligue 1, Paris Saint-Germain zbuloi këtë të shtunë sekretin e suksesit të tapetit jeshil të ‘Parc des Princes’: asgjë më shumë se… skifterët! Gjashtë vjet më parë, një kompani skifterësh u punësua për të mbrojtur terrenin nga sulmet e pëllumbave në Paris.

“Duhen 12 javë për të pasur një fushë në gjendje të mirë. Këtë vit me koncertet na u desh të punonim më gjatë para se të kthehej fusha në kushtet optimale për ndeshje. Qytetet e mëdha si Londra apo Parisi, njihen për pëllumbat. Ata hanë fara bari dhe pa fara nuk kemi bar. Këtu hyjnë skifterët, një taktikë për të trembur pëllumbat dhe për të lënë barin të rritet natyrshëm”,- tha Jonathan Calderwood, kryeagronomi i PSG-së.

“Ditën e parë bëjmë tridhjetë deri në dyzet sulme, disa zogj janë trajnuar posaçërisht për të ndërhyrë në stadiume. Për shembull, skifteri 'Harris' vjen direkt nga Shtetet e Bashkuara, është një nga ata që gjuan në tufa, si ujqër”, shpjegoi Calderwood. Për shërbimin, klubi parizien i paguan Christophe Puzin për skifterët rreth 20.000 euro në vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll