Sport

VIDEO/ Fredi shënoi kundër Corinthians dhe u përlot: e ka një arsye…

Lamtumira emocionuese e sulmuesit veteran

3 Korrik 2022, 10:11 Nga DOSJA

VIDEO/ Fredi shënoi kundër Corinthians dhe u përlot: e ka

BRAZIL - Goli erdhi në kohën e duhur për sulmuesi veteran Fred, 38 vjeç, i cili i mbylli llogaritë dhe i dha lamtumirën Fluminenses kundër Corinthians në ‘Maracanã’.

Lojtari nuk e fshehu emocionin e tij në mënyrën se si festoi me shokët e skuadrës dhe me tifozët dhe nuk ishte çudi. Kjo ishte ndeshja e parafundit në karrierën e golashënuesit, i cili i jep lamtumirë të shtunën e ardhshme, kundër Ceará, në të njëjtën skenë.

Fred, fjalë për fjalë, shpërtheu në lot, teksa bën blic-intervistën: “Unë kam vetëm mirënjohje. Ju falënderoj që keni jetuar një moment tjetër si ky (goli), falenderoj familjen, miqtë, vëllezërit. Kur isha më i braktisur, i dobësuar, e vetmja turmë që besonte në mua ishte Fluminense. Nëse dikush do ta shkruante atë skenar, nuk do të ishte aq i përsosur,”- u shpreh ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll