Sport

Kessié dhe Christensen, prezantohen te Barcelona javën e ardhshme

Lojtari nga Bregu i Fildishtë do të veshë fanelën ‘blaugrana’ të mërkurën, ndërsa danezi do të bëjë të njëjtën gjë të enjten.

3 Korrik 2022, 07:04 Nga DOSJA

Kessié dhe Christensen, prezantohen te Barcelona javën e ardhshme

SPANJE - Nënshkrimet e tyre ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, edhe pse dihet prej muajsh se Christensen dhe Kessié do të luajnë për Barcelonën sezonin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur Joan Laporta në një event në S'Agaró .

Presidenti i Barçës shpjegoi se të dy lojtarët do të prezantohen javën e ardhshme. Ivoriani do të veshë fanelën ‘blaugrana’ të mërkurën, ndërsa danezi do të bëjë të njëjtën gjë të enjten. Njoftimi jozyrtar vjen një ditë, pasi u bë e ditur se Barça planifikon të investojë rreth 200 milionë euro në nënshkrime këtë verë.

Dy futbollistët mbërrijnë në radhët e skuadrës katalane si lojtarë të lirë. Danezi, pas përfundimit të kontratës me Chelsean, ndërsa Kessie me Milanin. Në këtë pikë, njoftimi zyrtar i nënshkrimeve bëhet thjesht një formalitet. Ai pritet të bëhet para të hënës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll