Sport

235 mijë euro dëm! Pas Verrattit e ka radhën lojtari portugez, fotot në Instagram ishin pikasur nga hajdutët

Mesfushori i Real Betis, William Carvalho ka rënë pre e një grabitje ka pësuar me vlerë 235 mijë euro në Mykonos

2 Korrik 2022, 17:04 Nga DOSJA
235 mijë euro dëm! Pas Verrattit e ka radhën lojtari portugez,
William Carvalho

GREQI- Mesfushori i Real Betis, William Carvalho ka rënë pre e një grabitje ka pësuar me vlerë 235 mijë euro në Mykonos. Portugezi po kalon pushimet në ishullin grek para se të bashkohet me skuadrën spanjolle. Carvalho kishte postuar disa story në Instagram për pushimet e tij në këtë ishull. Në disa prej tyre, në fakt ai mban një orë floriri që kushton 199 mijë euro dhe që ai denoncoi se është marrë nga hajdutët.

Hajdutët hynë në vilën ku ndodhej Carvalho. Futbollisti i tha policisë se ata ishin jashtë nga mesnata deri në katër të mëngjesit, ku ndodhi edhe grabitja. Kriminelët kanë thyer derën e ballkonit të shtëpisë duke përdorur një kaçavidë. Përveç orës dhe disa sendeve të tjera personale, ata kanë marrë edhe 23 mijë euro para në dorë.

E.Ç (Dosja.al)

william carvalho

Sondazh

Poll