Sport

Tifozi imitoi gjestet dhe fjalët e Cassanos në shqip, ky i fundit nuk e mban dot të qeshurën (VIDEO)

Antonio Cassano dhe Christian Vieri, dy ish-sulmuesit janë bërë meme nga një tifoz shqiptar.

2 Korrik 2022, 17:19 Nga DOSJA

Tifozi imitoi gjestet dhe fjalët e Cassanos në shqip, ky i fundit nuk
ITALI- Antonio Cassano dhe Christian Vieri, dy ish-sulmuesit janë bërë meme nga një tifoz shqiptar. Një video që ka marrë komente pafund dhe është transmetuar në emisionin që transmetojnë dy ish-lojtarët.

Përpara disa kohësh, Cassano ka shfryrë keqazi kundër Cristiano Ronaldos ku ato shprehje dhe ajo video u bë virale kudo në rrjet. Tifozi shqiptar e ka përshtatur në shqip atë çfarë ka thënë Cassano me një fjalor jo dhe aq të edukuar.Në përfundim të videos, ish-lojtari i Milanit dhe Interit nuk e mbajti të qeshurën, por edhe u habit sesi në Shqipëri kishin “kopjuar” shprehjet e tij.

E.Ç (Dosja.al)

cassano vieri

Sondazh

Poll