Sport

Nga Azerbajxhani, De Biasi 'i shkel syrin' Shqipërisë: Është krijesa ime, ja problemi i Brojës...

Gianni de Biasi nuk e harron kurrë Shqipërinë. Trajneri italian, i cili bëri epokë te kuqezinjtë me atë kualifikim historik në Euro 2016 rikthehet të flasë sërish për atë skuadër, të cilin e cilëson si krijesën e tij.

2 Korrik 2022, 14:20 Nga DOSJA
Nga Azerbajxhani, De Biasi 'i shkel syrin' Shqipërisë:
Gianni de Biasi

TIRANË-Gianni de Biasi nuk e harron kurrë Shqipërinë. Trajneri italian, i cili bëri epokë te kuqezinjtë me atë kualifikim historik në Euro 2016 rikthehet të flasë sërish për atë skuadër, të cilin e cilëson si krijesën e tij. Aktualisht De Biasi është pjesë e Azerbajxhanit, kontrata e të cilit skadon më 30 shtator të këtij viti.

"Kur jeton në një realitet si Shqipëria, kur erdha unë ishim në vendin e 80-të në FIFA dhe pastaj shkuam në vendin e 22. Prandaj mbetesh i lidhur me krijesën tënde. Kur dëgjoj fjalën Shqipëri, buron diçka së brendshmi. Kam kontratë deri në 30 shtator, deri në përfundim të National League. Pas kësaj, porta e Shqipërisë mund të hapet. Nuk e di. Nëse jo, nëse do të nevojitet ndonjë këshillë për Armand Dukën, jam gati që t’ia jap. Nuk mund të vetëkandidohem për trajner te Shqipëria”, tha De Biazi.

Në një intervistë për “Oversport”, ai ka folur për Armando Brojën, por edhe për një rikthim të mundshëm në drejtim të kombëtares tonë të futbollit, edhe pse jo në mënyrë direkte.
"Broja është lojtar i mirë. Nuk ka treguar ende nivel të lartë ndërkombëtar.

Ka sigurisht cilësi teknike dhe fizike të një niveli të kënaqshëm që duhet të kanalizohen në drejtimin e duhur për të dhënë kontribut me rëndësi në skuadër. Problemi më i madh është që nuk duhet trumbetuar si fenomen gjatë gjithë kohës pasi nuk sjellë gjë të rëndësishme, nuk të lë të rritesh dhe nuk e ndihmon fare Brojën."

E.Ç (Dosja.al)

de biasi

Sondazh

Poll