Sport

“Special One” tjetër në familjen e Mourinhos, vajza e trajnerit fiton çmim në markën e saj të bizhuterive

Kur babai yt është një nga trajnerët më të famshëm, tashmë e di që rruga jote është e shënuar.

2 Korrik 2022, 14:10 Nga DOSJA
“Special One” tjetër në familjen e Mourinhos, vajza e
Jose Mourinho

ITALI-Kur babai yt është një nga trajnerët më të famshëm, tashmë e di që rruga jote është e shënuar. Matilde Mourinho, studioi dhe jetoi një fëmijëri dhe adoleshencë të pakujdesshme, veçanërisht në Angli, dhe më pas vendosi se cila do të ishte e ardhmja e saj: krijoi një linjë bizhuterish.

BYZYKYKË SPECIALË— Ndërsa Mourinho po fitonte Conference League, Matilde po merrte gjithashtu trofeun e saj personal. Ndërkohë, i dha babait të saj dhe të gjithë lojtarëve verdhekuq nga një byzylyk ekskluziv me vendin dhe datën e finales në Tiranë, kundër Feyenoord-it, më pas mori komplimentetnga shtypi anglez, që nuk është asnjëherë shumë i butë, për linjën e saj të bizhuterive prej ari të ricikluar, diamante të rritur në laborator, procese transparente dhe ambalazhe miqësore me mjedisin.

Fakti që në moshën 26-vjeçare arriti të krijojë linjën e saj dhe po vendoset në një sektor kaq konkurrues nuk është diçka e vogël. Gjithashtu sepse marka quhet "Matilde Jeëellery" dhe mbiemri i babait nuk figuron në emër, gjë që do të kishte përfaqësuar një marketing të lehtë.

ÇMIMET E FITUARA- Marka e vajzës së Mourinhos nuk ka mbushur ende as dy vjet, në sektor konsiderohet si një nga risitë më interesante Under-30, aq sa mori, nëntorin e kaluar, çmimin e markës së vitit në zhvillimin profesional. Matilde po përpiqet të ecë me këmbët, idetë dhe imagjinatën e saj. Në maksimum ajo është gati t'i japë babait të saj dhe lojtarëve të tij, byzylykë të tjerë festimi në rast fitoreje.

E.Ç (Dosja.al)

matilde mourinho jose mourinho

Sondazh

Poll