Sport

"Dua të largohem"! Ronaldo ia thotë troç Man.United, dy skuadrat ku mund të transferohet portugezi

Lajm befasues nga Anglia: "Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Manchester United të largohet".

2 Korrik 2022, 19:16 Nga DOSJA
"Dua të largohem"! Ronaldo ia thotë troç Man.United,
Cristiano Ronaldo

ANGLI- Lajm befasues nga Anglia: "Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Manchester United të largohet". Lajmi vjen nga Times, si një tjetër provë e fërkimeve që kanë ndodhur mes portugezit dhe 'Djajve të Kuq' pas dështimit për t'u kualifikuar në Champions League dhe ardhjes së trajnerit Erik Ten Hag.
Një rikthim i përcaktuar si “romantik” më pak se një vit më parë dhe që tashmë i ka ardhur fundi.

Gjithashtu sipas gazetës britanike, tashmë Cristiano Ronaldo mund të tentojë të joshë Bayern Munich dhe Chelsea-n, me klubin londinez si hipotezën më të besueshme, pasi kampionët e Gjermanisë ia kanë bërë të ditur se nuk janë të interesuar për portugezin.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo manchester united

Sondazh

Poll