Sport

Erdhi nga India me 50 dollarë, tani aksioner i Milanit! Vivek Ranadive i vjen në ndihmë RedBird

Vivek Yeshwant Ranadive është emri i ri i Milanit. Nuk është një mbrojtës apo mesfushor, por manjati indian që është gati të investojë në klubin kuqezi bashkë me RedBird

2 Korrik 2022, 13:40 Nga DOSJA
Erdhi nga India me 50 dollarë, tani aksioner i Milanit! Vivek Ranadive i
Vivek Yeshwant Ranadive

ITALI-Vivek Yeshwant Ranadive është emri i ri i Milanit. Nuk është një mbrojtës apo mesfushor, por manjati indian që është gati të investojë në klubin kuqezi bashkë me RedBird. Bisedimet me Gerry Cardinale, i cili ka qenë i zënë në SHBA për të kërkuar investitorë javët e fundit, kanë nisur tashmë dhe 65-vjeçari shpreson të arrijë një marrëveshje së shpejti.

Ranadive është i njohur tashmë në botën e sportit si pronar i Sacramento Kings, një skuadër e NBA-së, por ai dëshiron të hyjë edhe në futboll siç dëshmohet nga oferta e fundit për të blerë Chelsea-n.Shifrat janë ende tepër sekrete, por dihet se RedBird po kërkon, me një mbledhje fondesh, një pjesë të 1.2 miliardë eurove që do t'i paguhet Elliott në kohën e mbylljes së caktuar deri më shtator 2022.

Kështu që Ranadive do të ishte gati të shkonte në ndihmë të Cardinales dhe të rirpopozojë modelin e Sacramento Kings: klub i blerë në 2013 për 534 milionë dollarë dhe i çuar në një vlerësim aktual prej 2.06 miliardë dollarësh sipas Sportico. Një rezultat i shkëlqyer financiar nga pikëpamja financiare, më pak nga ai sportiv ku nuk arritën rezultatet e pritura. Në vitin 2010 Ranadivé ishte gjithashtu bashkëpronar i Golden State ëarriors përpara se të detyrohej të shiste aksionet e tij për të blerë Kings.

Manjati amerikano-indian i njohur nga të gjithë për kreativitetin dhe idetë e tij novatore, u largua nga India si djalë me vetëm 50 dollarë në xhep, studioi në Kembrixh, Massachusetts dhe bëri pasurinë e tij në botën e teknologjisë, fillimisht me Teknekron dhe më pas me themelimin e TIBCO në vitin 1997, një kompani e specializuar në prodhimin e softuerëve për fushat e integrimit.

E.Ç (Dosja.al)

vivek yeshwant ranadive milan

Sondazh

Poll