Sport

Arresti kardiak, vetëm një kujtim i hidhur! Man.United ofertë zyrtare Eriksen, zbulohet paga marramendëse

Transferimi i parë i Manchester United mund të jetë Christian Eriksen

2 Korrik 2022, 13:01 Nga DOSJA
Arresti kardiak, vetëm një kujtim i hidhur! Man.United ofertë
Christian Eriksen

ANGLI- Transferimi i parë i Manchester United mund të jetë Christian Eriksen. Pas arrestit kardiak në Euro2020, danezi u kthye në fushë në muajin shkurt, duke u aktivizuar me Brentford. Kontrata e mesfushorit me klubin anglez ka përfunduar dhe tani lojtari po shqyrton ofertat.

Sipas shtypit anglez, 'Djajtë e Kuq' janë interesuar për mesfushorin dhe kanë nisur kontaktet. Mësohet se Manchester United i ka ofruar një pagë prej 9 milionë euro në sezon. Lojtari, i cili ka oferta të tjera në Premier League (nga Tottenham te Everton) fillimisht do të donte të kuptonte se si do të lëvizë United në merkato.

E.Ç (Dosja.al)

eriksen

Sondazh

Poll