Sport

Endërra braziliane, histori të njejta! Cili është mesazhi i tatuazheve të ngjashëm të Neymar dhe Gabriel Jesus?

“Eshtë fëmijë i vogël që mban një top nën krah dhe ëndërron. Ky nuk jam vetëm unë dhe nuk është vetëm Neymar. Ka kaq shumë brazilianë”…

2 Korrik 2022, 12:34 Nga DOSJA
Endërra braziliane, histori të njejta! Cili është mesazhi i

BRAZIL - Neymar dhe Gabriel Jesus kanë tatuazhe të ngjashme, që tregojnë ëndrrat e tyre të fëmijërisë për t’u bërë futbollistë profesionistë. Nga fillimet modeste, të dy lojtarët aktualisht janë nga talentet më premtues të Brazilit dhe kanë fituar shumë trofe në nivelin më të lartë.

Neymar ishte i pari që ia doli mbanë dhe më pas Jesus, i frymëzuar nga ish-sulmuesi i Barcelonës. Të dy treguan tatuazhe identike krah për krah përpara Olimpiadës 2016 në Rio, ku Brazili shkoi deri në finale dhe mundi Gjermaninë me penallti për të fituar medaljen e artë.

Tatuazhi i  Neymar është në pulpën e tij të majtë, ndërsa Jesusit në parakrah. Të dy tatuazhet shfaqin një djalë të ri në fshat, me një kapele braziliane dhe një top nën krah, duke parë shtëpitë dhe duke ëndërruar për madhështinë.

Jesus, i cili erdhi nga radhët e Palmeiras para se të transferohej në Manchester City, fillimisht ishte vetëm një tifoz i Neymar, para se të bëheshin shokë dhe miq. Dhe ai ndjehet sikur tatuazhi “thotë gjithçka në një foto” dhe përfaqëson shumë brazilianë që përpiqen të arrijnë suksesin e tyre në futbollin.

“Kur fituam medaljen e artë, ishte një moment i jashtëzakonshëm për ne dhe për vendin”, shkroi Jesus në një pjesë për ‘The Players’. “Para turneut, Neymar bëri një tatuazh dhe unë u frymëzova të bëja një të tillë, sepse me të vërtetë mund të thuash gjithçka në një foto.

Është një fëmijë i vogël dhe ai qëndron në fund të një kodre, duke parë fshatrat. Ai thjesht mban një top nën krah dhe ëndërron. Ky nuk jam vetëm unë, dhe nuk është vetëm Neymar. Ka kaq shumë brazilianë. Dhe kjo është ajo që do të thoshte fitimi i medaljes për ne”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll