Art&Argëtim

Pas debateve, Festivali i Sunny Hill do të mbahet në Gërmi më datat 4,5,6 dhe 7 gusht

Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë e linjës në Qeverinë e Republikës së Kosovës kanë rënë dakord që edicioni i këtij viti i Sunny Hill Festival të mbahet në parkun e Gërmisë, ku dhe janë siguruar lejet e nevojshme, njofton komuna.

2 Korrik 2022, 13:43 Nga d.a.
Pas debateve, Festivali i Sunny Hill do të mbahet në Gërmi
Sunny Hill

KOSOVË- Festivali Sunny Hill, pas disa mosmarrëveshjeve midis organizatorëve dhe pushtetit vendor dhe qëndron në Kosovë, u vendos se ddo të mabhet në Prishtinë më 4,5,6 dhe 7 Gusht 2022/

Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë e linjës në Qeverinë e Republikës së Kosovës kanë rënë dakord që edicioni i këtij viti i Sunny Hill Festival të mbahet në parkun e Gërmisë, ku dhe janë siguruar lejet e nevojshme, njofton komuna.

Sipas njoftimit të Komunës, për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve, përkundër potencialit dhe nevojave në rritje që i ka festivali.

Sunny Hill Festival zotohet se e gjithë hapësira e parkut që do të merret në shfrytëzim do të përdoret me kujdes të shtuar, dhe se pastrimi dhe rigjenerimi i parkut do të bëhet në afat rekord, edhe me investimet e nevojshme nga ana e Sunny Hill Festival.Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë tjera përkatëse, bashkë me Komunën e Prishtinës janë zotuar të ofrojnë mbështetje të plotë për realizimin e një edicioni të jashtëzakonshëm të Sunny Hill Festival në Prishtinë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022”, thuhet në njoftim.

Festivali Sunny Hill u vendos të mos mbahej në Prishtinë, pasi organizatorët fillimisht u tërhoqën nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i njoftoi krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. 

sunny hill ne prishtine komuna e prishtines dua lipa

Sondazh

Poll