Art&Argëtim

Kroacia vlerëson balerinin shqiptar me Urdhrin e Lartë, Ilir Kerni merr titullin "Nderi i Kombit"

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Dori Kerni  përmes një postimi në rrjetet sociale.erni sh

2 Korrik 2022, 08:35 Nga d.a.
Kroacia vlerëson balerinin shqiptar me Urdhrin e Lartë, Ilir Kerni
Dori dhe Ilir Kerni

KROACI- Balerini i famshëm shqiptar Ilir Kerni është vlerësuar me Urdhrin e lartë të Nderit të Kombit në Kroaci ku dhe jeton prej vitesh dhe ka zhvilluar karrierën e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Dori Kerni  përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

Titullin “Nderi i Kombit”, Kerni e ka marrë edhe në Shqipëri, të akorduar nga presidenti Ilir Meta në vitin 2021.

Ilir Kerni është emëruar drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit në Kroaci në vitin 2019, post të cilin do ta mbajë deri më 2023. Ilir Kerni drejtoi për disa vite edhe Teatrin e Operas dhe Baletit në Shqipëri, për tu larguar në vitin 2016-të pas disa mosmarrëveshjesh me Qeverinë. Artistët e TKOB firmosën në atë kohë një peticion kundër largimit të Kernit, që gjithsesi nuk u mor në konsideratë.

ilir kerni dori kerni

Sondazh

Poll