Art&Argëtim

Dasmë në varkë! Aktorja turke dhe basketbollisti shqiptar i thonë “PO” njëri-tjetrit në Ohër

Çifti për festën kanë preferuar të zgjedhin një vend të veçantë.

2 Korrik 2022, 11:56 Nga d.k.
Dasmë në varkë! Aktorja turke dhe basketbollisti shqiptar i
Ebru Sahin dhe Cedi Osman

OHËR- Aktoria turke Ebru Sahin e njohur për rolet e saj në serialet turke i ka dhënë fund beqarisë me basketbollistin me origjinë shqiptare Cedi Osman. Cermonia e kurorëzimit të dashurisë së tyre është mbajtur në Ohër që është dhe vendlindja e Cedit.

Çifti për festën kanë preferuar të zgjedhin një vend të veçantë. Festa u mbajt në një varkë në liqen dhe nga pamjet e publikuara duket se çifti dhe të ftuarit janë argëtuar nën ritmet e muzikës turke dhe maqedonase.


Dasma për Ebrun dhe Cedin nuk ka mbaruar pasi ata të dy do mbajnë dhe një tjetër dasmë në Çesme më 7 korrik.

 

ebru sahin cedi osman

Sondazh

Poll