Art&Argëtim

A është në një lidhje me këngëtaren e njohur greke dhe jeta private, përgjigjet Claydee: Është e komplikuar

Calydee ka folur dhe për statusin e tij aktual teksa është shprehur se është në një ‘marëdhënie të komlikuar.

2 Korrik 2022, 09:08 Nga e.k
A është në një lidhje me këngëtaren e njohur greke
Claydee & Eleni Foureira

TIRANË- E kujt nuk i kujtohet hiti i Claydee dhe Eleni Foureiras “Loquita” që ishte dhe hiti i vitit 2019. Një hit që u përfol aq shumë edhe për shkak të zërave se mes dyshes së këngëtarve kishte dhe një lidhje dashurie që në atë kohë nuk u pranua nga asnjëra palë.

I ftuar në emisionin “më lër të flas” në Top Channël këngëtari me origjinë shqiptare për i rritur në shtetin grek i ka dhënë fund zërave në lidhje me këtë temë.

“Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Sa herë që mund të kesh një bashkëpunim, të shohin e të bëjnë fot

ografi, dhe portalet e nxjerrin sikur je me atë”, shprehet ai

Calydee ka folur dhe për statusin e tij aktual teksa është shprehur se është në një ‘marëdhënie të komlikuar.

“Për jetën private, nuk flas shumë se është private. Ajo që dua të them është se në jetë duhet të kesh njerëz që të ndihmojnë në atë që do të bësh ti dhe ti të ndihmosh atë njeri që të keni një rrugëtim së bashku. Jeta kjo është”, tha Claydee.

I pyetur sërish nga moderatori nëse është single apo në një lidhje Claydee u shpreh se është një marëdhënie e komplikuar.

claydee eleni foureiras

Sondazh

Poll