Art&Argëtim

VD-'Unë ty do të vras!”/ Si nisi sherri me BMT, Stresi tregon prapaskenat LIVE: Shani prapë tani...

Sipas Arkimed Lushajt, ashtu do e pësojnë të gjithë që i ofendojnë familjen. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit dhe BMT ka pësuar disa fraktura në kokë dhe krah, por nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia lidhur me ngjarjen e ndodhur.

2 Korrik 2022, 11:44 Nga k.m.
VD-'Unë ty do të vras!”/ Si nisi sherri me BMT, Stresi
Stresi, BMT dhe Noizy

TIRANË- Pak orë më parë, Stresi publikoi një foto të Benard Simonit, i njohur si BMT, ku shihej i gjakosur në fytyrë, duke shpërndarë edhe një mesazh për të gjithë. Sipas Arkimed Lushajt, ashtu do e pësojnë të gjithë që i ofendojnë familjen. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit dhe BMT ka pësuar disa fraktura në kokë dhe krah, por nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Por çfarë ka ndodhur mes tyre?

Në foton që publikoi Stresi, theksonte se ai e kishte ofenduar nga familja. Madje më pas u fut në një video live me Noizy-n, ku shihen duke qeshur për rastin në fjalë. Stresi i tregon që ka edhe video e prova për rrahjen e BMT-së.

“Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka rëndësi,”-thotë Arkimedi. Së fundmi, po qarkullon një video që është realizuar më parë, ku BMT zotohet se do të vrasë reperin.

BISEDA E PLOTË:

Noizy: Ça kishe bo sot mor?

Stresi: Ku di gjë unë

Noizy: Kshu vëllai kshu. Po uroj me kaq o zemra.

Stresi: Familja është me e shtrenjta në botë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi

Noizy: A keni foto e video?

Stresi: Ku di gjë unë! S'beson dot

Noizy: Po që kam gjet MAFI, e gjej, duhet me ka kthy borxhin

Stresi: Unë se gjej dot

Cllevio, shoku i reperit Stresi, mbërriti në ambientet e lokalit të Noizy-t së bashku me disa miq të tij me makina. Policia ndërhyri një ditë më pas duke marrë nën hetim reperin Noizy dhe të atin, Bashkim Rajku. Ndërsa Ahmeti u rikthye në burg, për shkelje të masës së sigurisë, por tashmë dhe më akuza të tjera. BMT u premtua se do të merrte hak për shokun e tij të grupit, duke sharë edhe Stresin në rrjetet sociale, ndër sa i vendosi pseudonimin si "besprem".

stresi stresi rreh bmt

Sondazh

Poll